“Lufta e Parë Botërore e web-it ka nisur në Katalonjë, ku njerëzit dhe autoritetet lokale përdorën internetin për të organizuar referendumin dhe shërbimi i fshehtë spanjoll sulmoi, ndërpreu rrjetet e telekomunikacionit, mësyu në ndërtesat e kompanive telefonike, censuroi faqe dhe protokolle”, kështu shkruan gazetari Julian Assange në Twitter.
Sipas tij, “Ajo që po ndodh është konflikti më i rëndësishëm mes popullit dhe shtetit, që nga rënia e Murit të Berlinit deri sot, por me metodat e vitit 2017, Vpn, proxy, biseda të koduara për të mbikqyrur dhe censuruar internetin”.
Referendumi i pavarësisë së Katalonjës ka marrë mbështetjen e 90 për qind të banorëve të krahinës autonome të Spanjës.
Përpjekjet e qeverisë spanjolle për të bllokuar një referendum rajonal mbi pavarësinë e Katalonias, kanë përfunduar në dhunë pasi policia mbylli vendvotime dhe konfiskoi kutitë e votimit, pavarësisht rezistencës nga votuesit në të gjithë rajonin.
Sipas zyrtarëve katalanas, më shumë se 761 njerëz janë duke u trajtuar për dëmtime të shkaktuara nga oficerët e policisë spanjolle në përleshjet që po intensifikohen.
Referendumi për pavarësinë e Katalonjës ka filuar në mënyrë kaotike, me përplasje e dhunë. Qeveria spanjolle ka premtuar të ndalojë votimin që u shpall i paligjshëm nga gjykata kushtetuese e vendit.
Numri i të lënduarve u konfirmua nga një zëdhënës i qeverisë rajonale katalanase, si dhe në departamentin e shëndetësisë të rajoni/SYRI.net/
Catalonia says 'Yes' to independence from Spain with %90.09 of the vote. Around 80% of polling stations managed to stay open. pic.twitter.com/yHqCYl0fXw
— WikiLeaks (@wikileaks) October 1, 2017


















