Marrëveshja për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe përcakton se Asociacioni do të ketë të drejtë të inicioj apo të marr pjesë në procedurat para gjykatave kompetente duke përshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, kundër çfarëdo akti apo vendimi të cilitdo institucion e që ndikon në ushtrimin e fuqive të Asociacionit në përputhje me statutin e tij.
Por Kushtetuta e vendit në Neni 113 thotë se Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Qeveria dhe Avokati i Popullit.
Albulena Haxhiu, deputete nga Vetëvendosje konsideron se dhënia e kompetencave Asociacionit për t’ju drejtuar Gjykatës Kushtetueses nuk është në përputhje me Kushtetutën e vendit.
Kurse Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal ka thënë se Kosova po i jap mbrojtje ligjore vetvetes kur po i japim kompetenca Asociacionit me shumicë serbe.
Për më shumë ndiqeni kroniken e përgatitur nga Tribuna Channel.