Asociacioni, njohja, kisha dhe garantuesit

E publikuar: 29/10/2023 00:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Armend Bekaj

Nga Armend Bekaj

Jane disa pyetje qe duhet sheshuar imtesisht, gjakftohtesisht, ne menyre qe te arrijme te nje konsensus (pak a shume) se ku jemi. Qe te kuptojme, ne fund te fundit, se ç’kuptim kane disa terme qe i degjojme pa mbarim. Si duket, sa me shume qe flitet per to, aq me pak jemi te qarte se ç’kuptim kane. Pra, te shtrojme disa pyetje te sinqerta, larg zhurmes populliste e interesit imediat politik. Dhe ato jane:

ASOCIACIONI

Per cfare statuti behet fjale me kete “statut europian”?

Çka ka ky statut qe ata paraprak nuk paten (ose çka s’ka ky qe paten ata)?

Çfare Asociacioni eshte ky per te cilin po flitet tash?

Çka dallon ky Asociacion “i Albinit” nga ai i 2013-es “i Hashimit” apo ai i 2015-es “i Ises”?

Sidomos eshte me rendesi me dite çka ndryshon ky Asociacion i tashtit nga ai i “Kushtetutueses se Arta Rames” se 2015-es?

A eshte i njejti Asociacion – vazhdimesi i ketyre paraprak – apo paraqet shkeputje dhe diçka e re – ne vernakular te “vete-menaxhimit”?

Nese eshte esencialisht i njejti (me modifikimet e Kushtetueses), atehere ku eshte poenta e humbjes se kaq viteve kohe? Nese eshte diç krejt i ri, ku eshte saktesisht risia?

NJOHJA

Çka eshte “njohja de facto” saktesisht?
Çka thote e Drejta Nderkombetare per kete “njohje”? Asgje? Atehere çka eshte? Çfare obligimesh merr persiper Serbia me kete “njohje”? Cfare kohezgjatje ka “njohja de facto”? Se nese shtetet qe te kane njohur “de jure” paskan mundesi te te “çnjohin”, atehere Serbia po mundka te te “çnjohe” de facto edhe me lehte.

A eshte njohja de facto me mire apo me keq se “normalizimi i plote me njohje te ndersjelle” per te cilen fliste deri para dy viteve edhe Presidenti Biden? Nese eshte me keq, pse jemi ketu ku jemi? E mos te flas per njohjen de jure.

KISHA

Marreveshja e Brukselit 2023 flet edhe per formalizimin e statusit te Kishes Ortodokse Serbe (KOS).

Ç’do te thote kjo? Implementim i vendimit te Kushtetueses per dhenien e 10 apo me shume hektare toke Manastirit te Deçanit?

Per cfare statusi flitet saktesisht? Sa jane keto kisha te Kosoves e sa te Serbise? Sepse, sipas Planit te Ahtisaarit e Kushtetutes, KOS ka status suprakushtetues me lidhje direkte me Kishen ne Beograd. Pra, a do te behet ky formalizim si vijimesi e dokumenteve te lartpermendura, apo eshte diçka e re dhe, rrjedhimisht, me pozitive si rezultat?

NDERMJETESUESIT/GARANTUESIT

Keta ndermjetesues, a kane veç rol te te pafajshmit qe mundohen te bejne paqen nga distanca, apo çka eshte puna?

A jane guarantues te zbatimit apo jo? Nese jane, ku jane nenshkrimet e tyre? Ku eshte perkushtimi i tyre? Çfare masash ndermarrin ne rast te moszbatimit? Nese nuk jane guarantues, ku eshte poenta?

Po ndalem ketu! Kam qejf te bej pyetje direkte e pa bishtnime. Eshte me rendesi qe nganjehere t’i ikim politikes ditore e te mundohemi te marrim vesh se çka dreqi nenkuptojne keto terme qe na shurdhojne per çdo dite.