Asociacioni i Gazetarëve ngushëllon familjarët dhe miqtë e Seremb Gjergjit

E publikuar: 02/12/2022 12:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ngushëlluar familjarët, miqtë dhe kolegët e gazetarit Seremb Gjergji i cili ka vdekur sot.

AGK ka risjellë në kujtesë aktivizimin e Gjergjit si gazetar para luftës dhe veprimtarinë e tij në media të ndryshme edhe pas luftës.

Reagimi i plotë:  

Telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Seremb Gjergji

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen e kolegut tonë, gazetarit të mirënjohur, Seremb Gjergji.

Vdekjen e Gjergjit në moshën 47-vjeçare, e kanë bërë të ditur familjarët e tij në mediet sociale.

Seremb Gjergji ka filluar karrierën si gazetar para luftës në Kosovë, ku ka vazhduar veprimtarinë e tij profesionale edhe pas luftës në disa mediume.

Kontributin dhe përkushtimin që gazetari Gjergji pati për gazetarinë, e vlerësojmë lartë, njëherësh u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.