“Asnjë ushtar i UÇK-së nuk do t’i përgjigjet Gjykatës Speciale”

E publikuar: 30/12/2015 20:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të indinjuar me mungesën e përfaqësuesve institucionalë janë ndjerë veteranët në shënimin e Ditës së Veteranit, transmeton KTV.

Ish-kryetari i OVL të UÇK-së, Muharrem Xhemajli, u shpreh i pakënaqur edhe me organizimin e shënimit të kësaj dite nga udhëheqësit e kësaj organizate, ku kërkoi që Kryesia të japë dorëheqje.

Ndërsa, kryetari i degës së kësaj organizate në Pejë, Pren Marashi, duke folur për themelimin e Gjykatës Speciale, tha se asnjë nga ish-ushtarët e UÇK-së nuk do t’i përgjigjen kësaj gjykate.

Ndryshe, nga verifikimi që është bërë së fundi, ka dalë se numri i veteranëve të luftës është mbi 20 mijë.