Ish-trajneri iBajern Mynihut, Feliks Magat ka një propozim me vlerë: “Të mos jepet asnjë pikë, nëse skuadrat ndajnë barazim pa gola”.
Sipas trajnerit gjerman, në disa sfida në të cilat loja taktike pengon golat, të mos fitojë pikë asnjë ekip, pasisipas tij ky rezultat ia mohon spektaklin një ndeshje futbolli, duke zbehur imazhin e tij të bukur tek fansat. “Rregulli në futboll është, tri pikë për fituesin dhe 1 në rast se ndeshja mbyllet në barazim.
Për mendimin tim, në rast se rezultatifinal do të jetë 0- 0, të mos fitojë pikë asnjë skuadër”, deklaron Feliks Magat. Sipas trajnerit gjerman, ideja e tij do të sillte ndryshim në imazhin e futbollit: “Në rast se do t’ia mohonim pikët ekipeve që ndahen në barazim pa gola, atëherë këta të fundit do të detyrohen të sulmojnë, duke hequr dorë nga taktika mbrojtëse. Në fund, fitues do të dalë spektakli”.
Në të njëjtën kohë, ish-trajneri iBajernit është kundër idesë së zhvillimit të playoff-it: “Në playoff, nuk fiton gjithnjë ekipi më i mirë, ka shumë gabime nga gjyqtarët, shumë presion dhe episode që ndikojnë negativisht”.