Këtë të mërkurë, disa orë pas sulmit iranian mbi bazat raketore amerikane, një avion Boeing 737, me 170 pasagjerë u rrëzua fill pas ngritjes në aeroportin Imam Khomeini në Teheran, Iran.
Përfshirja e avionit nga flakët pas përplasjes e vështirësoi ndërhyrjen e menjëhershme për shpëtimin e jetëve të viktimave.

Sipas FlightRadar24, shërbim për gjurmimin e fluturimeve raportohet se avioni u rrëzua dy minuta pas ngritjes. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pas konfirmimit të viktimave u shpreh se po punohet për të sqaruar rrethanat e tragjedisë.
Deri më tani thuhet se aksidenti tragjik ndodhi për shkak të vështirësive teknike. Nga ana tjetër ambasada e Ukrainës përjashtoi idenë e një sulmi terrorist duke thënë se rrëzimi erdhi si pasojë e një problem në motor.



















