“Askush nuk e ka mbajtë Abdixhikun për këmishe. Nëse një kryetar pas Rugovës ka pasë diskrecion vendimmarrës, ka qenë ky”

E publikuar: 26/01/2026 23:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se “do të bënte një opozitë shumë më dinamike”, duke thënë se kjo do ndodhte po të ishte në “pozitën e Abdixhikut”.

Ai tha se tani duhet bërë bashkë “të gjitha copat e LDK-së”.

“Askush z.Abdixhiku nuk e ka mbajtë për këmishe me tërheq nga mbrapa. Përkundrazi. Nëse një kryetar i LDK-së pas Rugovës ka pas më së shumti diskrecion vendimarrës ka qenë ky në vendimmarrje që ka pas gjatë këtyre viteve”, tha Hoti në Pressing.

Video: