Askush nga LDK nuk e komenton vizitën e Mustafës në familjen Rugova

E publikuar: 01/08/2017 17:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka zhvilluar një vizitë në familjen Rugova.

Por, asnjë detaj nuk është dhënë nga ky takim.

‘Indeksonline’, ka provuar të bisedoj me zyrtarë të këtij subjekti, por asnjëri nga ta nuk kanë treguar arsyen e vizitës se Mustafës në këtë familje.

Në anën tjetër, në familjen e presidentit Rugova ka qëndruar ditë më parë edhe kandidati për kryeministër nga radhët e PAN-it, Ramush Haradinaj.

Pikërisht, në këtë takim është arritur ujdia qe deputetja Teuta Haradinaj ta mbështes me votë Haradinajn për kryeminsitër.