Samsung konfirmoi për zhvilluesit për konferencën e muajit të kaluar se Bixby së shpejti do të fitojë mbështetje për pesë gjuhë të reja.
Njoftimi u prit me entuziasëm sepse përdoruesit prej kohësh presin përmirësimin e asistentit virtual.
Konkretisht gjuhët e reja janë: Italisht, Spanjisht, Gjermanisht dhe Frëngjisht. Gjuha e pestë ishte gjuha Angleze.
Megjithatë duhet të keni të instaluar Galaxy Note 9 për të përdorur asistentin virtual me gjuhët e reja. Ato janë ende në fazë beta prandaj mund të prisni edhe keqfunksionime të mundshme.
Galaxy Note 9 vjen me Bixby 2.0 dhe gjuhët e reja janë të disponueshme në Android 8 Oreo dhe Pie 9 Beta. /PCWorld Albanian