Në kuadër të kontrollit të territorit, si edhe në vijim të punës kundër kultivimit të bimëve narkotike, në rrethin e Pogradecit, në Qafë – Panjë, Njësia Administrative Trebinjë, nga ana e Policisë u gjetën të kultivuara rreth 1320 bimë të dyshuara si narkotike Cannabis Sattiva.
Bimët narkotike u asgjësuan në vend, me anë të djegies dhe një pjesë e tyre, u morën në cilësinë e provës materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
















