Nga reshjet e shiut, për shkak të cilësisë së dobët, janë dëmtuar shumë rrugë në Kosovë
Kureshtja i solli në fshatin Rud të Malishevës.
Këta banorë, të dielën erdhën për ta parë se çfarë i bëri shiu rrugës që e lidh Malishevën me Klinën.
E njëjtë kishin ardhur edhe disa muaj më parë, kur iu gëzuan asfaltimit të kësaj rruge.
Rruga e asfaltuar dukej kështu, por stuhia e parë që e goditi, me vete e mori edhe asfaltin
Vetëm gjatë qëndrimit të T7 këtu, dhjetëra banorë erdhën ta shohim këtë që ndodhi.
Madje disa, zgjodhën të ruajnë edhe kujtime.
Këta thonë se problemi nuk qëndron tek cilësia e asfaltit, por tek projekti i rrugës.
Por për këtë që ndodhi me rrugën që lidh Malishevën me Klinën, fjalë të tjera kanë nga opozita në Komunën e Malishevës.
Ndërkohë, nga vet komuna e Malishevës, kanë thënë se është ende herët të dihet shkaktari i kësaj.
Punimet në këtë rrugë i kishte kryer kompania REA shpk, në prill të vitit të kaluar, ndërsa në përurimin e saj, kishte marrë pjesë edhe vet kryetari i Klinës, Zenun Elezaj.
Nga reshjet e shiut rrugët janë dëmtuar edhe në pjesë të tjera të Kosovës.