Delegatët qëndrojnë për një moment heshtjeje gjatë një sesioni urgjent të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, më 28 shkurt, në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara po mblidhet tani ndërsa pushtimi rus i Ukrainës vazhdon.
Në fjalën e tij të hapjes, Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme, Abdulla Shahid i Maldiveve, rinovoi thirrjen e tij për armëpushim të menjëhershëm, i pari që nga viti 1982.Ai u bëri thirrje palëve që të përdorin mundësinë e “rrallë” të dialogut për të “de-përshkallëzuar në mënyrë kuptimplotë dhe të shpejtë” situatën.



















