Asambleistja e Vetëvendosjes në Komunës e Gjilanit, Ardhmërie Jakupi, do të hap zyrën për takime me qytetarë.
Prania ime në zyrë është çdo ditë të javës nga e Hëna deri të Premten.
Asambleistja Jakupi, ka bërë me dije se nga e Hëna deri të Premten çdo ditë nga ora 13:00 deri orën 15:00 do të mbajë takime të hapura me qytetarët e Gjilanit.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetar/e
Miq, familjarë,shokë, shoqe.
Votues e përkrahës.
Zonja dhe zotërinjë
Ju njohtoj se nga data 13 shtator 2023, dita e mërkurë hapi zyrën për takime me qytetarë.
Ju ftoj të gjithë ju që brengat, peripecitë, vështirësitë, qëllimet, sukseset e dështimet ti bashkëbisedojmë dhe të ofrojmë mbështetje aty ku kemi mundësi.
Prania ime në zyrë është çdo ditë të javës nga e Hëna deri të Premten.
Nga ora 13:00 deri orën 15:00.
Takimi mund të realizohet në zyrën e cila gjendet në objektin e Komunës, saktësisht hyrja për te Kuvendi Komunal.
Ju mirëpres!
E juaja Ardhmëria. I