Asambleistja e PDK-së në Viti me mbështetjen më të madhe nga mërgata

E publikuar: 22/10/2025 08:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mirjeta H. Hamiti, kandidate e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Asamblenë Komunale të Vitisë, ka marrë mbështetjen më të madhe nga mërgata në zgjedhjet e fundit komunale. Ajo ka rezultuar me numrin më të lartë të votave nga bashkatdhetarët jashtë vendit, duke reflektuar besimin e fuqishëm që diaspora ka ndaj saj dhe vizionit të saj politik.

Pas publikimit të rezultateve, Hamiti ka shprehur mirënjohje për përkrahjen, duke vlerësuar rolin e pandashëm të mërgatës në zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit. Ajo premtoi përkushtim të vazhdueshëm dhe theksoi rëndësinë e përfshirjes së zërit të diasporës në politikat lokale.

Në zgjedhjet e fundit komunale në Viti, një ndër figurat që ka marrë mbështetjen më të madhe nga mërgata është Mirjeta H.HAMITI nga Drobeshi, kandidate e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Asamblenë Komunale të Vitisë.

Sipas rezultateve, ajo ka arritur të sigurojë numrin më të madh të votave të ardhura nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit, duke dëshmuar kështu besimin dhe lidhjen e fortë që mërgata ka me të dhe me vizionin e saj për zhvillimin e komunës.

Në një reagim pas shpalljes së rezultateve, Mirjeta H.HAMITI ka shprehur mirënjohje të thellë për mërgatën, duke theksuar rolin e saj të pazëvendësueshëm në jetën ekonomike, shoqërore dhe politike të vendit.

“Jam thellësisht mirënjohëse për besimin që më dhatë. Mërgata jonë është forca që kurrë nuk e harron vendlindjen dhe gjithmonë qëndron pranë zhvillimit të komunës sonë. Ky rezultat është përgjegjësi për të punuar edhe më shumë, me ndershmëri dhe përkushtim, në shërbim të qytetarëve të Vitisë,” ka deklaruar ajo.

Asambleistja e PDK-së ka theksuar se do të vazhdojë të mbajë kontakte të ngushta me bashkatdhetarët, duke synuar që zëri i mërgatës të dëgjohet dhe të përfshihet më shumë në proceset zhvillimore të komunës.