Misim Bajrami, asambleist i Lëvizjes Vetëvendosje ka kaluar në PDK. Kjo është bërë e ditur në një konferencë të thirrur nga dega e PDK-së në Prishtinë e udhëhequr nga Lirak Çelaj.

Sipas Bajramit, arsyeja e largimit të tij nga LVV është se gjatë qeverisjes së tij, Shpend Ahmeti nuk ka bërë asgjë për komunën e Prishtinës, raporton Indeksonline.
Madje, ai ka shtuar se brenda Vetëvendosjes nuk ekziston demokracia e brendshme.
“Qeverisja e Shpend Ahmetit është e dështuar duke i marrë shembujt konkret. Shiqone rregulloren, qytetarëve në Hajvali u është rritur tatimi në pronë. Ka parregullësi të shumta. Demokracia e brendshme në VV nuk ekziston. Kosovës i duhet PDK-ja. Na priftë e mbara. Me sinqeritetin më të madh jam munduar të gjej një pikë ndryshimi, por nuk ka ndryshim me Vetëvendosjen. Këtë do ta dëshmojë koha”, ka thënë Bajrami./Indeksonline/

















