As nuk ju shkon në mendje përse u zu keqazi Rihanna me të dashurin

E publikuar: 13/07/2018 01:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga fotot e shkrepura, rikthimi nuk dukej shumë i lumtur, por arsyeja përse ata po debatonin nuk është aq serioze. Ose të paktën neve na duket një “grindje” normale.

Pasi të gjitha mediat shkruajnë për këto foto ku Rihanna duket shumë e tensionuar me të dashurin, ylli i muzikës pop siç duket e ka një përgjigje zyrtare për shkakun e debatit.

Riri ka publikuar në Instagram foton e dy luanëve, ku njëri prej tyre po i “ulëret” tjetrit. Kjo foto sikur na kujton diçka apo jo?

Bashkangjitur kësaj fotoje, Riri shkruan “Kur ti mendon se di më shumë për futbollin. Botërori 2018”. Pra arsyeja përse Rihanna qenka zënë me miliarderin është futbolli.