As Kim s’e dinte të vërtetën, Kanye West kishte menduar vetëvrasjen

E publikuar: 29/06/2018 19:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ai ka pranuar për herë të parë se ka menduar që të vriste veten në të kaluarën, duke cituar këtu edhe fenomenin e skllavërisë, e mesa duket reperi i famshëm e ka vuajtur personalisht këtë pjesë.

Kanye tha se kishte frikë se mos bashkëshortja e tij Kim Kardashian do ta linte kur tha se skllavëria ishte një zgjedhje.

Vetë reperi i famshëm e ka cituar këtë edhe në tekstin e këngës së tij të re, ‘I Thought About Killing You’.

I pyetur nëse teksti është pasqyrë e mendimeve të tij, ai tha për ‘The Neë York Times’: “Oh po, unë kam menduar për të bërë vetëvrasje gjatë gjithë kohës. Është gjithmonë një opsion, por unë kam menduar të gjitha rrugët dhe nuk e bëra. Nëse nuk do të kisha menduar të gjitha rrugët, atëherë kjo me shumë mundësi do kishte ndodhur.”

Nuk e dimë si do të ndihet Kim pas këtyre lajmeve, por një gjë është e sigurt, ajo nuk është në dijeni të kësaj.