Një artiste afgane është detyruar të fshihet pasi mori kërcënime me vdekje.
Ajo veshi një kostum të metaltë, për të nxjerrë në pah problemin e ngacmimeve seksuale ndaj grave.
Kubra Khademi doli me një mburojë të hekurt tek gjoksi dhe të pasmet, por pasi eci për tetë minuta, u detyrua të largohej me makinë, pasi turma me meshkuj e sulmoi.
“Ajo kurva, çfarë po bën ajo,” nisën të bërtasin.
Duke folur për BBC, ajo tha se tani ka vendosur të fshihet.
Artistja tha se edhe pse veshin burka, gratë në Afganistan nuk janë të mbrojtura nga ngacmimet seksuale.
Fondamentalistët islamikë kanë kërcënuar se do e vrasin.