Artisti me famë botërore që do të publikojë këngë me Era Istrefin

E publikuar: 24/07/2018 23:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja e njohur shqiptare përmes një postimi në Instagram ditën e djeshme ka lajmëruar të gjithë se kjo verë nuk do të jetë për pushime, por për punë.

Kënga e re titullohet “Oh God” (Oh Zot) dhe do të jetë në bashkëpunim me këngëtarin Koshens.

Ky artist nga Xhamajka konsiderohet si një ndër talentet më premtues të momentit. Neve na mbetet vetëm për të dëgjuar hitin e ri të Erës që me siguri do të jetë një sukses tjetër i këngëtares shqiptare.