Arti i frikshëm, që është krijuar vetëm me produkte për grim (Video)

E publikuar: 11/04/2015 00:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mos u frikësoni, askush nuk është lënduar gjatë realizimit të këtyre fotografive.

Gjak, të prera, djegie dhe shumëçka që nuk i duhet trupit të njeriut – janë të gjitha këto punimet e Abi Gordon-Coby, transmeton Telegrafi.

Nuk kalon asnjë ditë, që artistja në Londra, të mos ketë ndonjë vragë në trup – jo me gjësende të mprehta, por me produktet që i ka në çantën për makijazh.

Punimet e saj duken aq reale, sa është vështirë të besohet se nuk është ndonjë plagë.
Ka njerëz që nuk mund të shohin këto fotografi, sepse ndjehen në ankth nga shqetësimi.

“E kam rritur shumë portofolion time me anë të këtyre punimeve” ka thënë Gordon-Coby.


“Sikur të grimoja një nuse, ajo do të kishte një të qarë në fyt dhe do të lotonte gjak, ka shtuar ajo për Movie Pilot.

Në videon e postuar, ajo tregon teknikën e saj, se si e grimos në mënyrë të frikshme fytyrën e saj.
Mos u frikësoni, askush nuk është lënduar gjatë realizimit të këtyre fotografive.

/Telegrafi/