Këshilltari i Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Artan Murati pëmes një postimi në facebook ka thënë se subjektet politike janë ftuar në takim konsultativ, për të diskutuar për opinionin dhe rekomandimin e IKSHPK lidhur me procesin zgjedhor.
Ai tha se si e para e shtetit është e natyrshme që Presidentja të konsultoj subjektet politike për çështje e tema me rëndësi.
Njoftimi i plotë:
Kush lexon drejt, e kupton që subjektet politike janë ftuar në takim konsultativ, për të diskutuar për opinionin dhe rekomandimin e IKSHPK lidhur me procesin zgjedhor.
Pra, për të diskutuar. Si e para e shtetit, është e natyrshme që Presidentja të konsultoj subjektet politike për çështje e tema me rëndësi, e sidomos kur bëhet fjalë për jetën e njeriut. Kjo është ftesa. Kaq.