Në Start-up Games organizuar në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Londër, themeluesja e Akademisë JCoders, Arta Shehu Zaimi mori medaljen e artë.
Në këtë garë morën pjesë mëse 20 startup nga industri të ndryshme si ajo e dronëve, aviacionit, edukimit dhe fintech.
Arta Shehu Zaimi ishte finaliste në edicionin e katërt të Albanian ICT Awards në kategorinë Femra e Vitit.
Një vit më parë nxënësit e Akademisë JCoders do të rrëmbenin çmimin Ylli në Ngritje në edicionin e pestë.
Congrats to the successful, innovative #entrepreneurs from #Pristina and #Skopje, who were identified as winners of the #StartupGames and who received well-deserved applause and recognition by the plenary of the #WBForeignMinisters meeting. #WBSummitLondon pic.twitter.com/LEqKvpzORN
— Johannes Hahn (@JHahnEU) July 9, 2018
jCoders është themeluar në korrik te vitit 2015, dhe filloi punën me fëmijët e parë në nëntor të të njëjtit vit.
Ai është institucioni i parë i akredituar nga AKK dhe MASHT i cili filloj të ndërtoj bazën e njohurisë teknologjike për të rinjtë shqiptar duke i hap dyert për fëmijët nga mosha 8.
Fokusi i JCoders është në arsim, ekipi përbëhet nga persona të kualifikuar dhe me eksperiencë të theksuar në programim, si dhe të aprovuar si edukator në fushën e programimit.
Arta fitoi medaljen e Artë LabBox.
Samiti i Ballkanit Perëndimor i cili do të kulmojmë më 10 Korrik në Londër synon të sjellë afër liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe partnerët Evropian për të forcuar bashkëpunimin në siguri, për të rritur stabilitetin ekonomik dhe inkurajuar bashkëpunimin politik.
Aktiviteti WB Start-up Games mbahet paralelisht me Samitin dhe ka në fokus promovimin e talenteve kreative dhe sipërmarrësi në këtë rajon. /PCWorld Albanian