Është kjo aktorja Arta Nitaj e cila u bë e njohur për publikun dhe mediet me rolin e saj si ‘Xhesika’ në serialin komik “O sa mirë”, transmeton Gazeta Express.
Mirëpo, Arta që nga paraqitja e saj e parë është komentuar gjithmonë për linjat e saj seksi.
Ajo gjithmonë di të befasojë fansat e saj. Këtë e bën edhe me paraqitjen e saj të fundit ku shfaqet tejet seksi e veshur me një fustan të zi e të gjatë.
Por, e gjithë vëmendja shkon te të pasmet e saj bombastike të cilat sikur duan t’i pëlcasin.
E komentet për dukjen e saj janë të shumta.
Kujtojmë se vitin që lamë pas, Arta gjithashtu ishte në qendër të vëmendjes edhe për shkak të jetës private.
Vetëm pak muaj më parë, bukuroshja Nitaj i dha fund lidhjes së saj me Brunon, këngëtarin nga Shqipëria./Gazeta Express/

















