Arta u bë e njohur për publikun që nga roli i saj si “Xhesika”, në serialin komik “O sa mirë, transmeton Gazeta Express.
Por, më shumë se për rolin e saj, Arta u komentua për jetën e saj private.
Ajo së fundmi u përfol shumë për lidhjen e saj me Brunon, këngëtarin nga Shqipëria.
Por, romanca e tyre nuk zgjati shumë dhe dyshja i dha fund.
Në lidhje me këtë, ata shumë shpesh publikojnë imazhe ku lë të kuptojnë se ia dedikojnë njëri-tjetrit.
Pak më parë ishte Arta ajo e cila në llogarinë e saj në Instagram ka postuar një pjesë të shkurtë të një filmi dhe kishte lënë edhe një mbishkrim.
“Dhe ti? Çfarë do të bëje për dashurinë!”, kishte lënë mbishkrim Arta.


Kujtojmë se bukuroshja me linjat seksi më nuk do të jetë pjesë e serialit “O sa mirë”./Gazeta Express/

















