Më poshtë mund t’i gjeni disa prej arsyeve që njerëzit e humbin aftësinë për të dashur dikë.
1. Kënaqësia e çastit
Jetojmë në një kohë ku çdo gjë bëhet me shpejtësi. Interneti është i shpejtë, shërbimi i celularit është më i shpejtë; ne presim që çdo gjë të ndodhë menjëherë, dhe kjo është një problem për dashurinë. Dashuria është diçka që ndërtohet ngadalë. Nuk është diçka e çastit. Ju nuk mund të shkoni brenda natës me dikë dhe të pritni që të jeni të gatshëm të jetoni me njëri-tjetrin.
2. Drogat dhe alkooli përdoren shumë në kohë të vështira
Ky është një tipar i vështirë universal në mesin e njerëzve të cilët kanë kohë të vështira në dashuri. Nuk është se të pish një gotë pas punës apo të pish birrë me disa miq gjatë fundjavës është shumë e keqe për ty dhe dashurinë, por kur bëheni të varur bëhet problem. Në shumë raste, përdorimi i drogave dhe alkoolit është në rënie, por prapë armiku më i keq në të gjitha mënyrat është dashuria që shtyn në përdorimin e tyre, transmeton Lajmi.net.
3. Fjetja me shumë persona është në rritje
Përveç mundësisë për të fituar sëmundje, është shumë keq që të flesh me shumë persona duke mos qenë me asnjërin në marrëdhënie të vërtetë. Përdorni mbrojtje! Në mënyrën e njëjtë që drogat dhe alkooli mund ta dëmtojnë aftësinë tuaj për të dashur ashtu edhe seksi me shumë persona mund ta bëjë. Nëse e bëni mirë seksin kjo nuk është asgjë e veçantë. Por, nëse jeni duke e bërë këtë për të mbushur zbrazëtinë në jetën tuaj, kjo mund të pengojë aftësinë tuaj për të dashur plotësisht në të ardhmen.
4. Të mendosh vetëm për vetën
Gjithnjë e më shumë, ne mendojmë për nevojat tona para nevojave të të tjerëve. Kjo nuk është gjë e mirë. Askush nuk dëshiron që të kujdeset për gjërat të cilat nuk kanë lidhje me ta. Ky vetë-interes konstant e bën të vështirë për të gjetur dashurinë në jetën tuaj, transmeton Lajmi.net.
5. Dilni me dikë për shkak që mendoni se kjo është ajo që duhet të bëni
Ne shpesh ndjehemi se duhet të dalim me dikë vetëm se kjo është ajo që duhet të bëjmë. Por, kjo nuk është në fakt ajo çfarë kemi nevojë. Është e rëndësishme që të duash vetën para se të biesh në dashuri me dikë. Njiheni vetën më mirë!
6. Është e vështirë për të bërë kompromise
Prej momentit që kemi lindur, neve na është thënë që të shkojmë në universitet dhe të gjejmë më pas një punë dhe të kemi një karrierë. Neve gjithashtu na është thënë që të kemi një familje, të kemi fëmijë, dhe një shtëpi. Theksi mbi suksesin është larg gjetjes së një partneri dhe krijimit të familjes. Është e rëndësishme që të mbani në mend se duhet të bëni kompromis me njëri-tjetrin. Nuk do të thotë që të hiqni dorë nga çdo gjë. Bëjeni marrëdhënien të funksionojë!
7. Dashuria është një përrallë për disa
Dashuria ndryshon nga personi në person. Në çdo marrëdhënie pretendohet që lidhja të zgjatë përgjithmonë. Është e rëndësishme që ta lini marrëdhënien të marrë formën e saj, dhe nuk do të detyroheni të mendoni se dashuria është përrallë.
8. Nuk jeni aq të mirë në dashuri
Nuk jeni aq të mirë në marrëdhënie dhe në dashuri? Nuk ka arsye për t’u turpëruar. Është e rëndësishme që ne rritemi si njerëz. Është e rëndësishme që të mbani në mend se të jesh i dashuruar është sikur të jesh pjesë e një ekipi më të mirë që keni ëndërruar ndonjëherë. Është e rëndësishme që të mbani në mend se si të bisedoni me njëri-tjetrin. Mos harroni, të gjithë jemi njerëz, dhe të gjithë dëshirojmë të trajtohemi mirë nga persona të caktuar. Kështu që, mos u dorëzoni, dashuroni!