Arsyet pse duhet ta pini çajin nga hibiskusi!

E publikuar: 26/12/2017 06:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Lindjen e Largët ishte konsideruar si “Pija e Faraonit”, sepse kishte shëruar shumë sëmundje.

Për shëndetin e zemrës

Çaji nga hibiskusi ndihmon në forcimin e mureve të enëve të gjakut duke rregulluar elasticitetin e tyre. Hibiskusi po ashtu e ul shtypjen e lartë të gjakut.

Për stomak

Gjethet e hibiskusit kanë ndikim pozitiv në traktin gastrointestinal dhe në mëlçi. Çaji u preferohet personave që vuajnë nga gastriti shkaku i acideve të larta.

Për imunitet

Vitaminat dhe elementet që i hasim në hibiskus, sipas shumë studimeve e forcojnë sistemin imun, shtojnë forcën e trupit ndaj ftohjeve të ndryshme derisa e pakësojnë nervozën.

Për pastrim

Hibiskusi ka ndikim të butë prej laksativi dhe kështu e përmirësojnë tretjen, derisa e normalizon edhe jashtëqitjen.

Shuan etjen

Hibiskusi ishte popullor në vendet arabe shkaku i aftësive për ta shuar etjen. Çaji nga hibiskusi është pije e shëndetshme, e lehtë përgatitet. Një lugë me gjethe e përzieni me një gotë ujë të vluar, e më pas ia shtoni pak sheqer, apo më mirë mjaltë dhe e konsumoni.