Juan José Badiola, drejtor i Qendrës për Encefalopatitë dhe Sëmundjet e Transmetueshme në Universitetin e Zaragozës, analizoi për CNN arsyet pse disa njerëz nuk infektohen me koronavirus, pavarësisht se janë ekspozuar në mënyrë të përsëritur ndaj infektimit.
“Është e mundur që te disa prej këtyre njerëzve të ketë vepruar imuniteti i lindur, i cili është jospecifik dhe ekziston edhe te bimët dhe kafshët”, tha ai, të cilit i bashkohen edhe “elementë në të cilët ka barriera të thjeshta fizike ose kimike, siç ndodh me lëkurën, lotët apo stomakun”.
Mund të ndodhë edhe nga një mekanizëm tjetër “i llojit qelizor” që, siç specifikoi ai, është një barrierë e fuqishme jo specifike që nuk lidhet me ndonjë virus të veçantë dhe që quhet “imunitet gjenetik” dhe që transmetohet nga prindërit tanë, gjyshërit, etj.
Një shpjegim tjetër është të ashtuquajturat “reaksione e ndërlidhura imunologjike”, siç janë 4 koronaviruset që janë pjesë e ftohjes së zakonshme dhe që në këtë rast shërbejnë për t’ju mbrojtur nga koronavirusi i ri që shkakton Covid-19.
Edhe pse ky fenomen tashmë po hetohet në mbarë botën, ai sqaroi se “ende nuk dihet me siguri”.
Megjithatë, ai theksoi rëndësinë e kryerjes së këtij lloj studimi, jo vetëm sepse rezultatet do të bëjnë të mundur përcaktimin e imunizimit natyral të disa personave, të cilët nuk do të kishin nevojë për vaksinim, por do ti shërbente edhe shkencës.