Arsyet josekrete të gëzimit të Kadri Veselit për Thaçin president

27.02.2016 12:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Lajmi për zgjedhjen e Hashim Thaçit president i Kosovës nuk ka gëzuar vetëm prindërit e tij që kanë festuar në Burojë të Skenderajt, djalin Endritin, gruan Lumnijen, përkrahësit e PDK-së në mbarë vendin, por i ka bërë të buzëqesh edhe të gjitha figurat më të larta të partisë.

Një gjë të tillë e dëshmon edhe një fotografi që është shkrepur pasi Thaçi mori votat e deputetëve për të parin e vendit.

Megjithatë, njeriu që më së shumti mund të jetë gëzuar padyshim se është ish-kreu i Shërbimit Informativ të Kosovës, Kadri Veseli, tani kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës.

Kjo u pa edhe pas zgjedhjes së presidentit, kur dy figurat më të larta të PDK-së ia shtrijnë miqësisht dorën njëri-tjetrit.

Ishte Thaçi që shkoj tek ulësja e kryekuvendarit Veseli dhe kapi përqafe shokun e tij të ngushtë.

Ndoshta, heshturazi ka dashur t’i thotë në vesh: “shoku Kadri, tash e ke radhën ta marrësh timonin e partisë”.

PDK nga muaji prill do t’i duhet të ketë udhëheqës të ri dhe sigurisht ai do të jetë pikërisht Veseli, zv.kryetar aktual i partisë, i cili brenda një kohë shumë të shkurtër pasi u bë zyrtarisht anëtarë i PDK-së kërceu dhe zuri ulësen kryesore të tempullit të demokracisë.

Hashim Thaçi, me marrjen e postit të shefit të shtetit detyrohet që sipas Kushtetutës të japë dorëheqje nga udhëheqja e partisë të cilën e formoi në vitin 1999.

Duke p­­arë ndikimin e madh të Veselit në PDK, ai pritet që me shumicën absolute të votave të zë karrigën në të cilën u ul Thaçi për më shumë se 16 vite.

Andaj, me të drejtë Kadri Veseli ishte njeriu më i buzëqeshur dhe i lumtur pasi që Thaçi u zgjedh kryetar i shtetit.

Ndryshe, nuk do të ishte aspak e çuditshme nëse ish-kreu i SHIK-ut brenda një kohe jo të gjatë të zë edhe karrigen që për shtatë vite e mbajti Thaçi, atë të kryeministrit, pozitë të cilën aktualisht e mban kreu i LDK-së Isa Mustafa.

Nëse vendi shkon në zgjedhje dhe sondazhet për partite dalin të jenë të vërteta ku PDK-në e rendit të parën, atëherë Veseli si kryetar i partisë që fiton zgjedhjet mund të bëhet edhe kryeministër i Kosovës.

Ndoshta, edhe ëndërr e kahmotshme e dy shokëve, Thaçi e Veseli, ka qenë që një ditë të vijnë në pozitat më të larta drejtuese të shtetit.

Thaçi ia arriti qëllimit, kurse për Veselin duhet pritur …

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara