Arsyet e papritura pse shtojmë peshë brenda një kohe të shkurtër

E publikuar: 03/11/2017 22:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse jeni në depresion ose nuk flini mjaftueshëm, kjo mund të jetë një nga arsyet pse jeni duke shtuar kilogramë.

Gjërat për shkak të të cilave shtojmë papritmas peshë:

Depresioni

Marrja e barnave kundër depresionit mund të shkaktojnë shtimin e peshës së shpejtë. Një studim i ‘American Journal of Public Health’ zbulon se personat e pikëlluar dhe të vetmuar shtojnë më shumë peshë në krahasim me personat që nuk janë në depresion.

Barnat

Barnat e ndryshme mund të shtojnë peshën. Pilulat kontraceptive, steroidet, ose barnat për migrenë janë vetëm disa nga barnat të cilat shkaktojnë shtimin e shpejtë të kilogramëve.

Disa nga këto barna shtojnë apetitin dhe veprojnë në ngadalësimin e metabolizmit.

Mungesa e vitaminave dhe mineraleve

Mungesa e vitaminës D, magnezit dhe hekurit mund të rrezikojë imunitetin tuaj dhe do të ndikojë në nivelin e energjisë suaj, dhe me këtë edhe në vetë aktivitetin tuaj.

Nëse keni mungesë të energjisë për ushtrime dhe stil të jetës, atëherë shumë lehtë do të grumbulloni kilogramët e tepërt.

Më së miri është të verifikohet shkalla e vitaminave dhe mineraleve në gjak, dhe sipas kësaj të përshtatet ushqimi.

Mungesa e gjumit

Kur mungon gjumi, trupi juaj nuk mund të funksionojë siç duhet dhe ai do të ruajë indet yndyrore.

Mungesa e gjumit perceptohet nga trupi si stres, dhe kur trupi është në gjendje stresi, i gjithë metabolizmi është i shqetësuar.

Me këtë rast krijohet “rrethi magjik”, ku mungesa e gjumit shkakton stres shtesë, të cilin shumica përpiqen ta tejkalojnë duke ngrënë më shumë se zakonisht.

Nëse do të flini më vonë, ju keni mundësinë për të ngrënë më vonë.