Arsyeja qesharake që sulmuesi i ISIS vrau 50 persona (Foto)

E publikuar: 13/06/2016 09:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmi me armë që ndodhi sot në një klub nate në Florida, është cilësuar si sulmi më i rëndë në histori në SHBA, shkruan “Daily Mail”.
Mësohet se autori, i identifikuar si Omar Mateen, i cili hapi zjarr në klubin ku brenda kishte persona të komunitetit LGBT, ishte një homofob, ekstremist islamik, i cili ishte mërzitur kur kishte parë meshkujt që putheshin në klub.

Omar, i cili besohet se ishte në moshën 29­-vjeçare, u vra në një shkëmbim zjarri me policinë pak pasi kishte vrarë 50 persona dhe kishte plagosur dhjetëra të tjerë. I riu mbante veshur një pajisje të dyshimtë, ndoshta një jelek vetëvrasës, kur filloi të gjuante me armë.

Policia përdori një mjet shpërthyes për të vrarë të armatosurin dhe bëri të mundur shpëtimin e rreth 30 personave që ishin marrë peng. FBI thotë se vrasësi mund të ishte me “prirje kah terrorizmit islamik radikal ‘dhe ngjarja është duke u hetuar si” një akt terrorizmi”.