Një 22-vjeçar nga Mushtishti i Suharekës e ka humbur jetën në vendin e punës.
Për “Zeri.info”, komandanti i Policisë për në stacionin policor në Suharekë, Milazim Lumi, ka thënë se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Lipjanit.
Lexoje edhe:
Vdes 20 vjeçari nga Suhareka në vendin e punës
“Ngjarja nuk ka ndodhur në komunën tonë, por në komunën e Lipjanit”, ka thënë Lumi për “Zeri.info”.
Ndërkohë, burime të “Zeri.info”, thonë se shkaktar i vdekjes së të riut është kontakti me energjinë elektrike.
“Nga rrymë ka vdekë”, ka thënë burimi./zeri.info/