Arsyeja e tmerrshme pse nuk duhet të thani duart në lokale

E publikuar: 04/04/2018 10:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mundohemi të kujdesemi sa më shumë kur përdorim një banjo të tillë, sigurohemi të mos prekim asgjëkundi pa ditur në fakt se rreziku na kanoset nga aty ku s’na e pret mendja.

Në internet u bë virale fotoja e Nichole Ward- it, e cila vendosi të bënte një eksperiment të vogël.

Vendosi një pjatë transparente laboratori në tharëse dhe e la aty për 3 minuta. Disa ditë më vonë, mund të shikoni në galeri ç’kishte ndodhur në pjatë.

Një pushtim i gjallë mikrobesh, që nga fotoja duken si Escherichia coli, bakter shumë i rrezikshëm shkruan Womens Health.

“Mos i thani më duart me diçka të tillë. Këto lloj kërpudhash apo bakteresh do të ngjiten në duart tuaja, ndërkohë që ju largoheni me idenë se i keni duart të pastra.” Shkruajti Nichole në Facebook.

Nuk munguan skeptikët, të cilët u shprehën se mbase shqetësimi i Nichole- s ishte i tepruar. Ekspertja e shëndetit Jennifer Wider tha se në fakt shqetësimi i Nichole- s nuk ishte aq i tepruar sa dukej. Ajo pohoi se fotografia përbënte një shqetësim publik.

“Banjot publike janë të mbushura me mikrobe dhe nuk është për t’u çuditur që tharësit e duarve të përhapin gjithashtu mikrobe. Disa studime e kanë kundërshtuar idenë se tharësit e duarve mbajnë mikrobe, por unë mendoj se ky eksperiment i pjatës është mjaft bindës.”

Burimi: Women’s Health