Arsim Gërxhaliu: Çka gjetëm në trupat e t’vramëve në Kumanovë

E publikuar: 24/05/2015 18:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

9 trupat e kosovarëve që mbetën të vramë në luftimet ma shumë se 30 orëshe, te 9 e 10 Majit në Kumanovë, u sollën në Kosovë, paraditen e të Premtes.

Me kërkesën e familjarëve, trupave te tyne iu ba autopsia edhe nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore në Kosovë.  Tashma ky departament e ka përfundue punën. Te Diellen përfunsdoi riekzaminimi për te 9 trupat.

Këtë e konfirmoi për Televizionin Rrokum, Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu.

Ai përmes telefonit tha për Televizionin se ka përfundue autopsia e 9 trupave te kosovarëve. Gerxhaliu bani me dije se trupi i Beg Rizajt u dorëzue mëngjesin te Dilles ndërsa trupat e tjera, kanë me u dorëzue te Martën.

Trupi i Beg Rizajt i asht dorëzue familjes paraditen e sotme, ndërsa 8 te vramët e tjerë kanë me iu dorëzue familjarëve te Marten, me 26 te këtij mueji, mbasi ata kanë vendos me i varrosë bashkarisht, – tha Gerxhaliu

Gërxhaliu nuk ka dhanë detaje lidhun me autopsinë, tue ba me dije e raporti,  përkatësisht  rezultatet mbas përpilimit kanë me iu dorëzue Prokurorisë: Kemi kry punën tonë profesionale. Kemi shenue çdo gja, dhe kemi fotografue, pra kemi kry punën tonë në çdo milimetër, ashtu si e parashohin me standardet operative mjekoligjore. Kemi me i përpilue raportet tona të autopsisë për secilin dhe kemi me ja dorëzue Prokurorit të Shtetit, sepse etika profesionale e kërkon këtë. Etika profesionale nuk më lejon me dhanë detaje e me folë ma shumë. Prokurori i Shtetit ka me u njoftue me hollësitë për çdo gjetje që e kemi pas në secilin trup, dhe sigurisht atëherë keni me u njoftue edhe me rezultatet.

Kosovarët që mbetën të vramë në Kumanovë janë: Xhafer Zymeraj, Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj  Gashi, Samid Kastrioti, Hysen  Rushiti, Fatlum  Vishesella dhe Arben Rexhaj.

Organizatat e dala nga Lufta e UÇK’s dhe familjarët kanë vendosë që Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella, Arben Rexhaj me u varros në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Prishtinë.

Me gjithë kërkesën e këtyne organizatave që edhe Beg Rizaj, me u varrosë me shokët e tij, varrimi i tij u ba sot në varrezat e dëshmorëve në Deçan, transmeton rrokum.tv.

Përleshja e armatosun në Kumanovë la 18 të vramë, 8 policë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosun.

Fillimisht, autoritetet maqedonase kishin thanë se numri i viktimave asht 22, 14 prej të cilët ishin pjesëtarë të vramë të grupit të armatosun.