Arsim Gërxhaliu edhe një mandat në krye të Institutit të Mjekësisë Ligjore

E publikuar: 28/08/2018 16:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsim Gërxhaliu edhe për një mandat do të jetë në krye të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Vendimi për këtë emërim u mor në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, prezantoi procedurat që kanë kaluar deri tek propozimi me ç`rast tha se në intervistë janë ftuar: Arsim Gërxhaliu, Musa Gashi e Naim Uka.

Gërxhaliu do ta drejtojë Institutin e Mjekësisë Ligjore edhe për tri vjet.