Arsim Bajrami shkel Statutin e UP-së (Dokument)

E publikuar: 14/05/2015 13:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri Bajrami ka nënshkruar rekomandimin që kandidati H. B të avancohet në thirrjen e profesorit të rregullt pa plotësuar kushtet e nenit 175, pikat 1.2.1 dhe 1.2.7 të Statutit te Universitetit të Prishtinës. ORAinfo, sjell dëshmi që kandidati H.B nuk ka udhëhequr asnjë kandidat për doktoraturë deri në përfundim, dhe se H.B nuk ka asnjë monografi shkencore ndërkombëtare.

Pas raportimit në ORAinfo, për shkelje të Statutit nga profesorët universitar, vjen edhe dëshmia që shkelje të Statutit të Universitetit të Prishtinës ka bërë edhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, profesor Arsim Bajrami.

Në vijim po sjellim dëshmitë për shkelje të Statutit. Nga formulari i mëposhtëm vërehet se kandidati nuk e plotëson pikën 1.2.1 të nenit 175, pra, kandidati nuk e ka asnjë monografi shkencore ndërkombëtare.
Ndërsa, në CV e kandidatit H.B dhe në faqen e Universitetit të Prishtinës, nuk figuron emri i kandidatit H.B që ka udhëhequr ndonjë kandidat të doktoraturës (http://uni-pr.edu/Punimet-e-Doktoratures/Juridiku.aspx ). /Indeksonline/