Largimi i parakohshëm i Arsene Wengerit, Arsenali i kushtoi 18.5 milionë euro.
Francezi mbaroi qëndrimin 22-vjeçar në veri të Londrës një vit para skadimit të kontratës së vlefshme.
“Times” raporton se viti i fundit i 69-vjeçarit ishte paguar në mënyrë të plotë, së bashku edhe me të stafit ndihmës të strategut.
Lajmi ka shkaktuar zemërimin e disa Gunnersave, të cilët kanë pritet transferime të reja gjatë afatit kalimtar të janarit.
Menaxheri Unai Emery ka diskutuar publikisht mungesën e fondeve në dispozicion për blerje, pavarësisht krizës aktuale të lëndimeve.
Arsenali matematikisht është në garë për një vend në Ligën e Kampionëve, por një skuadër e varfëruar mund të pengojë shanset e tyre për të arritur pozitën e katërt.
Ndryshe, Arsenali ka tre pikë më pak se Chelsea, i cili ka në total 44 pikë në renditjen tabelore. /Telegrafi/


















