Roma vijon të kthejë mbrapsht ofertat e Milanit për mbrojtësin Romagnoli duke e konsideruar të pashitshëm të riun edhe pse kuqezinjtë nuk kanë arritur t’i afrohen 30 milionë Eurove që kërkon Sabatini.
Duke parë këtë situatë, Arsenali po tenton të “rrëmbejë” objektivin e Gallanit për mbrojtjen me emisarët e topçinjve që janë interesuar për mbrojtësin italian. Edhe për anglezët përgjigja nga Roma ishte e njëjtë, për Romagnolin nevojiten të paktën 30 milionë Euro./ss/