Arsenali ofron 60 milionë euro për yllin e Realit

E publikuar: 12/05/2017 08:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Alvaro Morata është objektivi kryesor i Arsenalit për afatin kalimtar të verës
Drejtuesit e Arsenalit kanë nisur t’i bëjnë planet për sezonin e ri, pas këtë edicion kanë zhgënjyer pothuajse në të gjitha garat.

Sipas tabloidit britanik, The Sun, ekipi nga Emirates po synon që gjatë kësaj vere ta transferoj sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Morata, përcjell Expres.

Thuhet se drejtusti e Arsenalit janë të gatshëm t’i ofrojnë klubit nga Madridi 50 milionë funte (rreth 60 mili0onë euro) për t’i siguruar shërbimet e reprezentuesit të Spanjës.

Morata shihet si pasardhësi i Alexis Sanchez, i cili sipas gjitha gjasave do të largohet nga Arsenali gjatë verës.

Por, Arsenali nuk do to akëte të lehtë të transferoj Moratan, pasi ai kërkohet edhe nga Chelsea, Manchester Untied, milan, Juventus e PSG.

Morata ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2021, por në fund të sezonit do të largohet sigurt nga ‘Santiago Bernabeu’ pasi nuk po luan rregullisht te Los Blancos. /Express/