Skuadra e Arsenali po përgatit një listë me lojtarë cilësorë që do t’i transferojë në merkaton e verës. Drejtuesit e klubit londinez kanë menduar që të shpenzojnë pas përfundimit të këtij sezoni, që është thuajse i dështuar deri më tani.
Topçinjtë e Londrës janë në vendin e 6-të në kampionat, dhe rrezikojnë të mbeten jashtë Ligës së Kampionëve. Kjo gjë pritet të sjellë revolucion te skuadra e Arsenalit teksa transferimi i parë mund të jetë Karim Benzema.
Sulmuesi me shumë gjasa do të largohet nga Reali i Madridit dhe Arsen Venger pritet që te të bëjë tentativën e tij për ta marrë në ekip. Plot 55 milionë euro pritet të ofrojë Arsenali për te bindur Realin ta lërë të lirë lojtarin.


















