Arsenali kthehet te fitorja, mposht Fulhamin në shtëpi

E publikuar: 01/01/2019 18:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Topçinjtë janë këndellur pas humbjes ndaj Liverpoolit (5-1), duke e mposhtur Fulhamin me rezultat 4-1.

Ndeshjen e hapi Granit Xhaka që shënoi në minuan e 25-të për 1-0.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat edhe pse Xhaka kishte një rast të mirë.

Goli i Granit Xhaka. (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)

Në minutën e 55-të, Arsenali shënoi golin e dytë me Lacazette.

Po Fulham i kthye në lojë me golin e Kamara në minutë e 69-të.

Por topçinjtë arritën të shënojnë edhe dy herë tjera.

Alexandre Lacazette e Pierre-Emerick Aubameyang . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Një herë shënoi Aaron Ramsey e pastaj edhe Pierre Emeryc Aubameyang.

Arsenali pas kësaj fitoreje ka 41 pikë dhe është në vendin e pestë. /Telegrafi/