Arsenali fiton betejën me Bayernin, ngec Chelsea

E publikuar: 21/10/2015 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenali arriti fitoren e parë në Champions duke mundur pikërisht skuadrën më të fortë të grupit F, Bajernin e Mynihut 2-0 që nuk njihte asnjë humbje. Një gafë e Neuer në dalje i dha mundësinë Giroud dhe topcinjvetë kalonin në epërsi në minutën e 77-të, ndërsa në sekondat e fundit ishte një gjerman, Ozil ai që ndëshkoi Kampionët e Gjermanisë. Një sukses i rëndësishëm për skuadrën e Wengerit, që me këtë sukses hyn në valle për kualifikimin pavarsisht se Olympiacos fitoi 1-0 në Zagreb ndaj Dinamos. Ndeshje e cmendur në Leverkusen mes vendasve dhe Romës. Dy golat e Chicaritos në pjesën e parë u duk sikur e bënë të thjeshtë ndeshjen për aspirinat, por De Rosi u përgjigj me një dygolësh duke barazuar rezultatin. Në fillimin e pjesës së dytë ishte Roma që shënoi dy herë me Pjanic dhe Falquen. Rezultatin 2-4 verdhekuqtë e ruajtën deri pesë minuta para fundit kur Kampl dhe Mehmedi barazuan brenda një minute duke lënë Romën në vendin e fundit në renditje. Barcelona ruajti kreun e grupit E pasi arriti një fitore të thjeshtë ndaj Bates në transfertë 2-0. Ivan Rakitic ishte heroi i katalanasve teksa realizoi një dygolësh fantastik në këtë përballje. Në Grupin G, Chelsea regjistroi barazimin e dytë në transfertë duke u ndalur 0-0 në Kiev nga Dinamo ndërsa Porto nuk hasi probleme ndaj Maccabit duke zgjidhur gjithcka që në pjesën e parë me golat e Aboubakar dhe Ibrahimit respektivisht në minutat 38-të dhe 41.

Në Grupin H patëm dy fitore vendase me Valencian e Zenitin që triumfuan respektivisht ndaj Gentit dhe Lionit në shifrat 2-1 dhe 3-1.