Dueli direkt i skuadrave që garojnë në maje të tabelës për titullin kampion në Premier Ligën angleze ka përfunduar në favor të skuadrës revolversite Arsenal.
Walcott në minutën e 33-të dhe Giroud në të 45-të, i dhanë epërsinë e mjaftueshme ekipit të Wenger që në fund të korr fitoren kundër Man City-it.
Gjërat u komplikuan pak kur Yaya Toure ngushtoi rezultatin në 2 me 1 në minutën e 82-të me një super gol, por vigjilenca e Gunners ishte në nivel dhe nuk u la hapësirë për befasi.
Arsenal është në vendin e dytë me 36 pikë dy më pak se lideri Leicester City.