Arsen Wenger, menaxheri i Arsenalit, dëshiron sulmuesin e Atletico Madridit, Yannick Carrasco
Yannick Carrasco e ka vazhduar kontratën me Atletico Madridin deri në verën e vitit 2020.
Pavarësisht vazhdimit të kontratës, disa klube evropiane e dëshirojnë reprezentuesin belg, raporton “Fichajes.net”.
Sipas kësaj të fundit, disa klube tashmë kanë kontaktuar ekipin nga Madridi për sulmuesin belg. Në mesin e tyre thuhet se është edhe Arsenali.
Klubet që dëshirojnë ta transferojnë Carrasco duhet t’i paguajnë Atleticos 100 milionë euro.




















