Java e 17-të e Premier Ligës, por ndeshja më emocionuese është lënë për “Monday Night”, ku sot dy favorite për titullin, Arsenali dhe Mançester Siti, do të masin forcat për herë të parë këtë sezon në “Emirates Stadium”.
Të dy skuadratë janë në ndjekje të Leicester Cit, skuadrës surprizë, e cila po surpirzon dita ditës të paktën deri në këtë fundvit vendin e parë e ka të garantuar.
Trajneri i Arsenalit Venger përpiqet të largojë presionin para sfidës me Sitin: “Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe kur luan në shtëpi dëshiron me patjetër që të fitosh, sepse ne jemi ambiciozë dhe do të luajmë shumë ndeshje në shtëpi duke pasur shansin që të jemi në pozita më solide në fund të muajit”.
Lajmi i keq për teknikun e “topçinjve” është rikthimi i Agueros në majën e sulmit të Sitit. Por francezi e ka një plan për ta ndalur edhe argjentinasin: “Po t’i hedhësh një sy skuadrës së Sitit, duhet që të bllokosh kualitetet e tyre në sulm. Kjo do të jetë vendimtare për ne për të gjetur një ekuilibër mes mbrojtjes së mirë dhe zhvendosjes në sulm. Por, gjithsesi, ne nuk mund t’i injorojmë kurrsesi cilësitë që ata kanë në ofensivë. Veç Agueros, atyre u rikthehet në formë shumë të mirë edhe Silva”.