Arsenal 1-0 Qarabag, notat e lojtarëve: Shkëlqejnë talentet e rinj të Topçinjve

E publikuar: 13/12/2018 23:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenali e ka përmbyllur me fitore fazën e grupeve në Ligën e Evropës.

Topçinjtë kanë triumfuar me rezultat minimal 1-0 ndaj skuadrës azere Qarabag.

Golin e vetëm për Arsenalin e shënoi reprezentuesi francez, Alexandre Lacazette.

Në këtë takim trajneri i Arsenalit, Unai Emery i kishte pushuar yjet kryesorë të skuadrës.

Alexandre Lacazette. (Photo by Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Nga minuta e parë luajtën talentet e rinj si Martinez, Nketiah, Willock, Niles e Saka.

E besimin e trajnerit e shpërblyen mirë lojtarët e talentuar të cilët patën paraqitje të mirë.

Tek mysafirët nota më e madhe shkoi për portierin Vagner që priti disa raste. /Telegrafi/