Për herë të parë në historinë e saj Shkëndija e Tetovës fiton Kupën e Maqedonisë në futboll.
Skuadra e drejtuar nga trajneri boshnjak Bruno Akrapovic në finalen e zhvilluar në stadiumin Philipi i 2-të të Shkupit arriti të triumfojë 2-0 ndaj Rabotnickit.
Shkëndija kaloi në avantazh që në minutën e 7 me anë të Redeskit, ndërsa edhe në vazhdim ishin tetovarët që kontrollonin lojën. Në minutën e pestë të shtesës ishte Stenio Junior që vulosi një sukses historik për Shkëndijën, duke realizuar edhe golin e dytë në këtë finale.
Objektivi primar i Shkëndijës në këtë sezon ishte të fitonte kampionatin maqedonas, por trofeu në fund shkoi te skuadra e Vardarit të Shkupit, megjithatë edhe triumfi në kupë është një arritje historike për skuadrën tetovare./tch/