Dakordimi në mes të palës kosovare dhe asaj serbe, përveç stabilitetit ekonomik, me vete sjell edhe shumë përfitime të tjera ekonomike. Kështu thonë njohësit e ekonomisë.
Fati i marrëveshjes në mes Kosovë s e Serbisë pritet të dihet me 18 mars.
Dakordimi në mes palës kosovare e asaj serbe përveç stabilitetit politik me vete sjellë edhe shumë përfitime të tjera ekonomike.
Të paktën kështu thonë njohësit e ekonomisë.
E sipas ekonomistit, Florin Aliu, pakti i arritur do t’i hapte rrugën shumë projekteve të Bashkimit Evropian.
Edhe kolegu i tyre, Jakup Bellaqa ka thënë se në se Kosova e kalon edhe këtë sfidë, shteti fqinj nuk do ta ketë fuqinë që ta pengoj siç ka bërë deri më tani.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq do të takohen me 18 mars në Ohër me ndërmjetësimin e BE-së.