Ish ministri i Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, tashmë Lordi, George Robertson, ka arritur sonte në Kosovë, ku dhe është pritur nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.
Gërvalla shkruan se Robertson është një mik i shquar i Kosovës, transmeton klankosova.tv.
”Në orët e vona të mbrëmjes, sapo prita në Aeroportin e Prishtinës ”Adem Jashari”, Lordin George Robertson.
Gjatë luftës në Kosovë ai ishte ministër i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ndërsa mënjëherë pas luftës, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.
Lordi Robertson është një mik i shquar i Kosovës dhe kontributi i tij në çlirimin e vendit tonë i pazëvendësueshëm.
Bashkë me të dhe miq të shumtë ndërkombëtarë po e shënojmë gjatë këtyre dy ditëve me aktivitete të ndryshme 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës”.