Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur të premten, se janë regjistruan 114 edhe raste të reja me coronavirus në Kosovë.
Po ashtu premten janë shëruar edhe 117 pacientë, të cilët e çojnë në 1,824 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Që nga fillimi i pandemisë në mes të marsit, Kosova ka konfirmuar në total 3,178 raste me coronavirus. Prej tyre, 58 pacientë kanë vdekur
Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët, thotë instituti.
“Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.